Postimet e fundit :
Info Programe

Gjej Passwordin e Wirelessit Ne Me Pak Se 5 Minuta?

Perdorimi i WEP per sigurimin e rrjetit tuaj wireless nuk preferohet pasi qe eshte shume lehte qe te gjindet passwordi juaj. Ne kete artikull do te ju tregojme se sa me te vertete eshte jo e sigurte WEP, dhe si mund te gjindet passwordi juaj nga dikush per me pak se 5 minuta.
KujdesKy artikull ka qellim vetedijesimin tuaj per konfigurimin e routerit tuaj te wirelessit pasi qe me WEP nuk jeni te sigurte. Thyerja dhe perdorimi i rrjetit te huaj cilesohet si akt kriminel dhe denohet me ligj. Ne nuk marrim pergjegjesi nese kete mesim e perdorni per ceshtje ilegale.
Se pari duhet te keni nje bootable DVD te Backtrack5. Nese nuk e keni atehere shkarkoni Backtrack5 nga ketu: http://www.backtrack-linux.org/downloads/ dhe me pas krijoni bootable DVD.
Pasi ta keni krijuar, vendosni DVDn dhe ristartoni kompjuterin tuaj.
qysh-me-gjet-passwordin-e-wirelessit-ne-me-pak-se-5-minuta
Shtypni Enter per te startuar me Backtrack boot meny, dhe zgjedhni opcionin e pare
qysh-me-gjet-passwordin-e-wirelessit-ne-me-pak-se-5-minuta
Ne command line shkruani startx per ta shfaqur interfejsin grafik
qysh-me-gjet-passwordin-e-wirelessit-ne-me-pak-se-5-minuta
Pasi te hapet interfejsi grafik, hapeni nje terminal (ikona >_ ne pjesen e siperme te ekranit)
Filloni duke shkruar
iwconfig
Kjo komand do ti rendit te gjitha interfejset e rrjetit ne kompjuterin tuaj. Neve na duhet te gjejme wlan0ath0ose wifi0 – qe paraqesin kartela te wirelessit.
Tani duhet ta vendosim kartelen ne “monitor mode”. Kjo do te thote se ne vend te lidhjes se karteles me ndonje rrjet te caktuar wirelessi, ajo do te regjistroje informata nga te gjitha rrjetet qe jane ne afersi. Shkruani:
airmon-ng start wlan0
Nese gjithqka shkon mire, do te shihni nje mesazh qe thote: monitor mode enabled on mon0. Kjo do te thote se e keni kthyer kartelen ne modin e monitorimit.
wep password crack
Tani do ti skanojme rrjetet per te marre me shume informata rreth tyre. Shkruani:
airodump-ng mon0
Kjo komand do te ju jep te gjitha informatat per secilin rrjet ne afersi.
wep password crack
Gjeni rrjetin tuaj Wifi ne liste, dhe kopjoni numrin e gjate heksadecimal qe eshte ne kolonen BSSID (ky numer paraqet MAC adresen e routerit). Ne rastin tone rrjeti e ka emrin wep-network, dhe ne kolonen security mund te shohim qe eshte i siguruar me WEP. Hapi i radhes eshte qe kartela te fokusohet vetem ne paketat e ketij rrjeti. Kete e bejme me komanden:
airodump-ng -c <kanalil> -w <emri i fajllit dales> - -bssid <bssid including :'s> mon0
psh. per rrjetin me  BSSID 22:22:22:22:22:22 ne kanalin 11, e ruajtur ne fajllin me emrin “crackme”, do te shkruajme keshtu:
airodump-ng -c 11 -w crackme - -bssid 22:22:22:22:22:22 mon0
Pasi ta beni kete, do te shfaqet pamja e njejte por kesaj here do ti percjell data paketat ne nje fajll, dhe do ta analizoj vetem rrjetin qe e kemi caktuar.(pra nuk do te shohim listen e rrjeteve tjera).
Dy gjera te rendesishme per te cilat duhet te keni kujdes jane – se pari, pjesa e poshtme e ekranit tregon klientet e kyqur ne kete rrjet. Duhet te keni se paku nje person te kyqur ne kete rrjet ne menyre qe kjo te funksionoj. Se dyti, kolona me emrin #Data ne pjesen e siperme te ekranit. Kjo tregon se sa paketa te datave jane kapur deri me tani. Nese kemi pak fat, ky numer duhet te shkoj duke u rritur, por shume ngadale. Kur te arrije  5,000 – 25,000 do te mund ta thejme passwordin.
Hapeni nje terminal te ri duke shtypur SHIFT-CTRL-T dhe shkruani komanden ne vijim, ndryshoni pjeset me informatat tuaja perkatese. Adresa e client station shihet ne tabin airodump , ne pjesen e poshtme ku thote STATION. Kopjojeni dhe vendosneni ne vendin e duhur ne komande:
aireplay-ng --arpreplay -b <bssid> -h <client STATION address> mon0
Per shembull
aireplay-ng --arpreplay -b 22:22:22:22:22:22 -h 33:33:33:33:33:33 mon0
Pas nje minuti ose dy, do te mund ti shihni numrin e data paketave duke u rritur ne dritaren airodump, varesisht nga kualiteti i lidhjes suaj te wirelessit.
Pasi qe numri i data paketave e kalon 5,000, jemi gati te fillojme ti krakojme paketat. Hapeni nje terminal te ri dhe shkruani:
aircrack-ng -z -b <bssid> <emrin e fajllit dales nga me pare>*.cap
Emri i fajllit dales eshte ai qe e kemi caktuar me heret ne pjesen airodump. Ne kemi marre fajllin me emrin “crackme”. Mos harroni te vendosni “*.cap” ne fund te emrit te fajllit. Ne rastin tone komanda do te jete keshtu:
aircrack-ng -z -b 22:22:22:22:22:22 crackme*.cap
Nese keni mjaft paketa, passwordi to de ju shfaqet brenda disa sekondave. Nese jo programi do te prej per 5,000 paketa te reja, dhe me pas te fillon perseri. Ne rastin tone passwordi eshte gjetur me te arritur 35,000 paketa –  i tere procesi perfundoi per rreth 3 minuta.
crack wep
Nese ju jep passwordin ne formen heksadecimale 34:f2:a3:d4:e4 , atehere vetem largoni pikat dhe shkruani passwordin me numra dhe shkronja34f2a3d4e4 .
Shpresojme qe ky artikull ju ka vetedijesuar sado pak qe te mos perdorni sigurimin WEP per rrjetin tuaj. Nese routeri juaj nuk mbeshtet forma tjera te sigurimit perveq WEP, atehere bleni nje router tjeter.
Nese ende nuk jeni bindur se nuk eshte mire te perdorni sigurimin WEP, atehere heren tjeter do te ju tregojme se si hakeret mund te qasen ne rrjetin tuaj dhe te ju marrin te dhenat personale si passwordat, fajllat, si dhe te monitorojne te gjitha veprimet tuaja ne internet.

Qysh Me Ditë Nëse Dikush e Përdor Wirelessin Tuaj?

Nese ju eshte ngadalesuar shpejtesia e rrjetit tuaj wireless, atehere eshte e mundur qe dikush tjeter e shfrytezon rrjetin tuaj. Ne nje artikull me pare kemi treguar se sa i pasigurte eshte perdorimi i formes se sigurimit WEP, prandaj ketu do te ju tregojme se si ta gjeni nese dikush perdor wirelessin tuaj.
wireless
Kjo metode garanton 100% qe do ti shihni te gjitha pajisjet e lidhura me rrjetin tuaj, por jo cdo router tregon te dhenat e sakta. Kycuni duke shkruar IP adresen e routerit ne shfletues. Zakonisht eshte http://192.168.0.1 ose http://192.168.1.1 nese jo atehere duhet te jete e shkruar ne router se bashku me username dhe password. Nese nuk mund ta gjeni passwordin te shkruar, shikoni ne databaezen e passwordeve ne kete faqe : http://www.routerpasswords.com/
Pasi te kyceni, shkoni te pjesa me emrin Attached Devices ose Device List. Ne routera DD-WRT shkoni te pjesa Status -> Wireless . Do te gjeni nje liste me IP adresa te cilat momentalisht e perdorin rrjetin tuaj.

wireless 2
wireless 3
Tani vetem duhet ti dini IP adresat e kompjutereve tuaj, dhe te gjitha te tjerat ti ndaloni nga perdorimi i rrjetit, ose ta ndryshoni passwordin e wirelessit.

Gjej Videot me te Shikuara ne Facebook?

Ne rrjetet sociale si Twitter apo Facebook shpesh-here qarkullojne video te shumellojshme dhe shume interesante. Por ndodh qe keto video te ju bie ti shikoni shume kohe me vone pasi ato te jene ne trend.
Zocial.tv eshte nje faqe qe sjell videot me te shperndara ne Facebook dhe Twitter, dhe ato te organizuara ne jave dhe muaj. Nese jeni te merzitur dhe deshironi te argetoheni, atehere Zocail.tv eshte faqe e duhur per ta vizituar, ku mund te shikoni Top 25 videot me te popullarizuara te dites, javes, apo muajit.

Çka është ruteri?

Ruteri eshte nje paisje e cila i percjelle paketat me te dhena pergjate rrjetave. Ruteri eshte i lidhur ne te pakten dy rrjeta te ndryshme dhe jane paisje kritike qe e mbajne qarkullimin e te dhenave nga LAN ne WAN.
Kur te dhenat dergohen nga nje rrjete ne tjetren paketat gjithesesi se do te kalojne permes ruterit i cili edhe u tregon rrugen paketave. Kete pune ruteri e kryen duke kontrolluar IP-ne e destinacionit ne header te cdo pakete dhe duke ju referuar tabeles ku ruhen rutat, e zgjedh rrugen me te mire per t’i percjellur paketat.
cka eshte ruteri
Interneti vetvetiu eshte eshte nje rrjete globale qe lidhe miliona rrjeta me te vogla andaj rendesia e ruterit eshte shume e madhe.
Jo te gjithe ruterat jane te njejte pasi qe secili varet nga puna qe e kryen dhe dallojne nga lloji i rrjetes ne rrjete. Ju mund te shihni ndonje paisje dhe te mos kuptoni qe eshte ruter. Cka e definon ruterin nuk eshte forma, ngjyra, madhesia apo prodhuesi, por eshte funksioni i rutimit te paketave ndermjet kompjutereve. Modemi kabllor i cili ruton te dhena ne mes jush dhe furnizuesit tuaj te internetit mund te konsiderohet ruter.

Çka është switchi?

Definicioni: Switch-i eshte paisje hardverike qe lidhe dy e me shume kompjuter ndermjet vete ne nje rrjete lokale (LAN). Teknikisht, switch-at operojne ne layer-in e dyte (Data Link Layer) te OSI modelit.
cka eshte switch
Switch-at e kryejne pothuajse punen e njejte si Hub-at, por switch-at ne pergjithesi jane me intelegjent (dhe kane cmim pak me te larte) se hub-at. Perkunder hub-ave, switch-at kane aftesi te inspektojne paketat me te dhena te cilat pranohen, ku kuptojne burimin dhe destinacionin te cdo pakete, dhe i percjellin tek paisjet e duhura. Pra perkunder hub-it, switch-i duke derguar paketat vetem te paisjet qe destinohen paketat ruan bandwidth-in dhe ofron performance me te mire se hub-i.
Njelloj si hub-i, ethernet switch-at jane implementimet me te zakonshme. Shumica e Ethernet switch-ave perkrahin ose 10/100 Mbps Fast Ethernet apo 10/100/1000 Mbps Gigabit Ethernet standarde.
Switch-at dallojne nga madhesia dhe rrjedhimisht edhe nga portet. Shumica e switch-ave per konsumator ofrojne 4 deri ne 8 porte per paisje Ethernet. Switch-at mund te lidhen me njeri tjetrin si zingjire ne menyre qe te shtohet numri i pasijeve te lidhura ne rrjete.

Dërgo Urim Anonim për Shën Valentin Përmes Twitter-it?


Nëpërmjet twalentine.com mund të dërgoni mesazhe të shkurtëra në Twitter dhe të uroni shën valentinin personit që e simpatizoni, dhe atë krejtësisht në mënyrë anonime.

shkruani përdoruesin te i cili dëshironi ta dërgoni mesazhin anonim, si dhe mesazhin që dëshironi ta dërgoni. Mesazhi që dërgoni nuk duhet të jetë më i gjatë se 110 karaktere. Edhe pse Twitter lejon 140 karaktere, 15 prej tyre janë të rezervuara për emrin e përdoruesit që do ta pranoj tweet-in, nërsa 15 karakteret e tjera janë për hashtag-un #twalentine.

Pasi të dërgohet dhe të aprovohet mezashi, @YourTwalentine do të dërgon një “tweet” personit që e keni përzgjedhur.
Mesazhi i shkruar mund të vonohet deri në 12 orë, prandaj sigurohuni që të arrijë me kohë në ditën e shën valentinit.

Instalimi i Tastieres Ne Gjuhen Shqipe.

1. Kliko në Nis > Paneli i kontollit (Start > Control Panel)
2. Kliko në ikonën "Opsionet rajonale dhe të gjuhës" (Regional Options)

[IMG]

3. kjo dritare e re hapet

[IMG]

4.Kliko në skedën "Gjuhët" (Languages)

[IMG]

5. Kliko pastaj në pullën Detajet (Details) 
6. Kliko në pullën Shto (Add) 
7. Nga menyja zgjidh Shqip (Albanian).

[IMG]

Nëse përdoruesit tjetër jo shqiptar i pengon tastiera shqip, lehtë mund të ndryshohet përdorimi i saj me kombinimin e pullave "Shift+Alt".

[IMG]
[IMG]

Gjithçka rreth Blue Screen Of Death (BSOD)

[IMG]

Nëse ndonjëherë keni përdorur Windows OS sigurisht keni takuar "Blue Screen Of Death" ose BSOD.

Në këtë mësim do të shpjegoj disa detaje çfar në fakt paraqet BSOD, dhe do të ofroj disa opsione të caktuara të cilat ndoshta do të mund të ju ndihmojnë gjat zgjidhjes së problemit tuaj. Eshtë e nevojshme të dini, se nëse Windowsi është i rregulluar që gjat ndonjë gabimi në sistem, në mënyrë automatike të restartohet, atëherë nuk do të shihni BSOD, kurse më shum informacione mund të gjeni tek Event viewer. Dmth është e nevojshme të bëni disable restartimin automatik pas ndonjë gabimi. Për ta bërë disable këtë opsion, mund ta gjeni tek System Properties.


Çfarë është BSOD

Kur Windows-i të takohet në ndonjë situatë nga e cila nuk mund të mundëson operacionet e sistemit(psh. BUG), vjen deri tek një rrëzim specifik i sistemit. Kjo quhet ndryshe edhe si system crash, kernel error, system fault, ose Stop error etj. Në raste të tilla ekrani kalon në VGA tekst mod, sfondi është me ngjyrë të kaltërt kurse përmbi saj shfaqet një tekst, i cili tregon gabimin. Po për këtë ngjyrë të kaltërt e cila dominon në sofd quhet edhe Blue Screen of Death.

Forma e një BSOD.

Dukja ose forma e një mesazhi të BSOD varet edhe nga shembulli i gabimit. BSOD mund të ketë formën e mëposhtme:

STOP: 0x00000079 (0x00000002,0x00000001,0x000000 02,0x00000000)

Në këtë rast vlera e parë (0x00000079 - të gjitha vlerat në këtë hyrje janë hexa-decimal), e njohur edhe si bugcode ose Stop code. Shifrat e tjera e përbëjnë listën e BSOD të parametrave dhe kanë vlerën e cila është në varëshmëri nga bugcode.

Një formë tjetër e BSOD është edhe:
STOP: c000021a (Fatal System Error)

Sipas këtyre infomacioneve të cekura më lartë hexadecimale dhe të tjerave mund të shfaqen në BSOD.

Ato mund të përfshijnë:

  • Emrin e drajverëve ose emrin e shërbimit të cilët kanë shkaktuar BSOD
  • Shpjegim tekstual për arsyen e shkakut të shfaqjes së BSOD
  • Mënyra të mundshme për riparim
  • Pjesë e Kernel-it nga memoria me adresa

Egzistojnë mbi 250 kode të dokumentuara BSOD dhe shumica e tyre janë të dokumentuara vetëm si "This bug check appears very infrequently." Nga kjo mund të konkludojmë se në bazën e BSOD mund të gjejmë vetëm një pjesë nga arsyet e rrëzimit të sistemit, dhe është e nevojshme që të bëhet një hulumtim më i gjërë.

The Microsoft Device Driver Kit(i njohur si DDK), thuhet se përmban listën e plotë të bugkodeve të dokumentuara BSOD. Por është fakt se egzistojnë më shum bugs nga ato të cilat janë të dokumentuara...

Lista gjërave të zakonshme që shkakton BSOD

Egziston një listë shkaktare e BSOD. E nevojshme është që përdoruesit të jenë shum të kujdeshëm me drajverët të cilat nuk janë të certifikuar me WHQL.

Në këtë listë ndodhen:

  • CDROM/CD-RW/DVD-RW
  • Hard Disku i jashtëm
  • Antivirus Programe
  • BIOS
  • Ram Memorja


Shfaqja e BSOD

Kur të shfaqet BSOD, operacionet e nisura në sistem nuk mund të vazhdojnë. Shumica e BSOD-eve nuk shkakton dëmtim të të dhënave, sidomos nëse bëhet fjalë për NTFS dosje. Nëse tek BSOD, ekrani hetoni ndonjë emër të ndonjë drajveri, ajo do të thotë se ai është shkaktar potencial i problemit, e njejta është edhe për ndonjë aplikacion softuerik.


Mënyra e riparimit

Në fakt nuk ka shum mënyra të largimit të gabimit, dhe në përgjithsi provohet me një restart të thjeshtë të sistemit, që për mrekulli ndonjëher e rregullon problemin. Nëse edhe pas saj, BSOD shfaqet është e nevojshme të bëni disa hapa. Nëse më herët keni instaluar ndonjë program, ose keni shtuar ndonjë pjesë të re harduerike, duhet të provoni mos është ndonjëra prej tyre shkaktare e problemit. Të gjithë përdoruesit e windows duhet të kenë kujdes se çfar softueri instalojnë dhe duhet të jenë shumë të kujdeshëm me drajverët të cilët nuk kanë WHQL cerifikatat.

Ju duhet të bëni këtë në vijim:

  • Shikoni tek event viewer mos ka ndonjë gabim të raportuar
  • Startoni *Chkdsk/f/r* dhe kontrolloni të gjitha particionet

Btw: Nëse particionet tuaja janë të formatuar në FAT, disa dosje të caktuara dhe të nevojshme në OS mund të shkatrohen. Gjithmon përdorni Chkdsk e cila përputhet me versionin e windowsit tuaj, dhe ajo zakonisht ndodhet këtu:
C:\winnt\system32 ose %SystemRoot%\system32..


Shtimi i një hardueri të ri ose modifikim i të vjetrit

Fillimisht të fillojmë në rast se është shtuar një harduer ose i vjetri është modifikuar.

Në këtë rast duhet të:

  • Instaloni softuer i cili vjen së bashku me pjesën harduerike
  • Kontrolloni të gjitha kontaktet, kabllot hyrjet/daljet etj.
  • Kontrolloni nëse janë të instaluara të gjitha drajverët e fundit dhe shikoni nëse është versioni i fundit të ServisPak
  • Kontrolloni System Log në Event Viewer nëse është shfaqur ndonjë gabim(ang. error)
  • Largoni drajverin e dyshuar ose paisje, restartoni kompjuterin dhe shikoni nëse problemi është rregulluar.


Riparim përmes Safe Mode

Gjat ngritjes së Windowsit shtypni f8 dhe do të ju shfaqet në safe mode ekran me disa opsione të ofruara. Nësë BSOD është shkaktuar gjat instalimit ose apdejt të drajverëve të vjetra atëher ato duhet të largohen. Nëse Last Known Good Configuration është lajmëruar gjat startap proceseve, do të keni mundësinë të shfrytëzoni safe mode booting për të riemëruar ose larguar drajverët të cilën shkaktojnë probleme. Në ekranin safe mode mund të zgjedhni edhe LAst Known Good Configuration, me çka sistemi do të ngritet me konfiguracionin e fundit të cilën e keni pasur para se të bëni ndonjë ndryshim në të njejtin.


Identifikim i drajverëve.

Gjat gabimit në BSOD do të identifikohet paisja që ka shkaktuar problemin. Në këtë rast duhet të largohet kjo paisje dhe të fshihen të gjitha drajverët e sajë. Për të zbuluar nëse drajveri është nga m$ dosja, vini re tabelës së mëposhtme.

--------------------------------------------------------------------------------
| Titulli i drajverëve | Funksioni | 
--------------------------------------------------------------------------------
| NtosKrnal.exe | NT kernel | 
| NTdll.dll | NT suport library | 
| Win32k.sys | Graphic Display Interface (GDI) | 
| Hal.dll | Hardware Abstraction Library | 
--------------------------------------------------------------------------------



Kernel Terminologjia

Bugcode - Vlerë hexa-decimale e cila indentifikon BSOD. Shembull është 0xA, e cila identifikon këtë BSOD si IRQL_NOT_LESS_OR_EQUAL BSOD

Driver - Ky është një kernel mod program i cili është pjesë e Windows-it i cili menaxhon të gjitha nevojat e paisjeve. Për shembull, mbledh komanda nga windows aplikacionet dhe i tregon harduerit çfar të shkruan në ekranin.

Exception - Error i cili është i kushtëzuar me drajverët të cilët shkaktojnë gabim ose rrëzim të sistemit.

HCT - Hardware Compatibility Test. Ky është shum i rëndësishëm Microsoft validation test për drajverët të cilët në rast se e kanë kaular testin, shanset janë shum të vogla që ai të jetë shkaktari i BSOD 

HCL - Hardware Compatibility List. Ky është një m$ listë e drajverëve të certifikuar të cilët kanë kaluar HCT.

IRQL - Interrupt Request Level. Gjat proceseve, NT kernel do të kalojë gjat disa mundësive të ndryshme. Këto janë të njohur si IRQL dhe të identifikuar si një komplet i numrave të plotë edhe atë nga 0-31.

IRP - I/O Request Packed. - Pako standarde I/O. Kërkesa tipike I/O duhet të paraqesin aktivitete siç janë: lexim, shkrim, hapje, mbyllje...

NT kernel - Emër gjeneral për sistemin operativ Windows pas Win3x/Win9x. Ky përfshinë Windows NT4, Windows 200, Windows XP dhe Windows .NET

Service ose System Service - Ky është një program i cili nuk është pjesë e kernelit dhe e cila kryen detyra në dobi të proceseve të ndryshme. Përdoruesi nuk mund direkt të futet tek ky shërbim.

WinDBG - ky është Windows Kernel Mod debugger i cili është ekuivalent me versionet e avancuara të debugger sitemeve UNIX: dbx, gdb, kdb, kgdb.


BSOD Shpjegime

Në vazhdim do të ju tregoj disa nga BSOD mesazhet të cilat më shpesh shfaqen. Edhe vetë do të shihni se para gabimit ka terme të cilët fillojnë edhe vet problemin. Psh. file system error do të thotë dicka nuk është në rregull me dosjet e sistemt.


Bugcode 0xA - IRQL_NOT_LESS_OR_EQUAL - Shfaqet gjat tentimit për të hyrë deri tek një adresë memorike të pasaktë.

Parametrat:
1. Adresë e cila është e drejtuar gabimisht
2. IRQL e cila kërkon hyrje deri tek memoria
3. Lloj i aksesit, ku 0 tregon operacionit e leximit, kurse 1 operacionin e shkrimit
4. Adresa e cila është e drejtuar tek momeroa me parametër 1

Riparimi:
Repair Sistem
Roll Back Driver
Recovery konzolë
Provoni drajverin e instaluar kohë më parë
Last Known Good Configuration


Bugcode 0x1E - KERNEL_MODE_EXCEPTION_NOT_HANDLED - Shfaqet kur do të thiret një adresë memorie të keqe.

Parametrat: 
1.exception code
0x80000002 = unaligned data reference encountered
0x80000003 - a kernel breakpoint/ASSERT encountered
0xC0000005 - ndodhi qasje të ndaluar në memorien
2. Gabim në adresën
3. Gabim në parametrin 0
4. Gabim në parametrin 1

Riparimi:

  • Provoni nësë janë të instaluar drajverët e fundit të pllakës, nëse kohën e fundit janë instaluar drajverër me krakter të dyshimt, largoni ato. Error shfaqet gjat leximit të windowsit ose gjat mbarimit.


Bugcode 0x2E - DATA_BUS_ERROR - Ndodh kur gabimi(ang error) është detektuar në memorien e sistemit dhe problemi është nga natyra harduerike. Për shembull është dëmtuar memoria ose hardisku.

Parametrat:
1. Adresë Virtuale ka shkaktuar gabimin
2. Adresë fizike ka shkaktuar gabimin
3.Processor status register (PSR)
4.Faulting instruction register (FIR)

Riparimi:

  • Zëvendësim i harduerit që ka shkaktuar problemin. Kontrolloni sistemin mos ka ndonjë virus. Bëni Chkdsk/f/r (në cmd e dini).

Bugcode 0x3F - NO_MORE_SYSTEM_PTES - Ndodh kur sistemi do të heqë shumë I/O akcione. Kjo ndodh kur disa drajverë të caktuar nuk janë të lëshuar si duhet.

Parametrat:
1. Lloj i PTE, ku 0 është ekspenzion i sistemit, kurse 1 paraqet ekstenzion nonpaged pool.
2. Madhësia kërkesave të memories
3. Gjithsej i lirë PTE
4. Gjithjes PTE

Riparimi:

  • Fshij të gjitha programet softuerike të cilët i keni instaluar së shpejti, dhe sidomos ato aplikacione pa backup.

Bugcode 0x22 - FILE_SYSTEM - Ndodh si rezultat i një gabimi në sistem. Arsyja për këtë gabim është dll dosjet e dëmtuara.

Parametrat:
1. Numri i linjëve/shenjave të ngulitur në modul
2. /
3. /
4. /

Riparimi:
Repair/clean install.


Bugcode 0x4E - PFN_LIST_CORRUPT - Vjen deri tek dëmtim i Page Frame Number(PFN) listës.

Parametrat:
1. Lloj i dëmtimit
2. PFN në momentin e gabimit
3. Informacione për faqet
4. Rezervuar

Riparimi:

  • Nuk ka riparim.


Bugcode 0x7F - UNEXPECTED_KERNEL_MODE_TRAP - Gabimi ndodh në CPU dhe kernal dhe arrin të shpëtoj atë ndërprerje të papritur

Parametrat:
1. Numri i ndërprerjeve
0x000000000 - "ndarjen e null" gabimit
0x000000004 - Switch owerflow
0x000000005 - "Bounds check" gabim
0x000000006 - Opcode i parregulluar
0x000000008 - Dy ose më shum gabime
2. /
3. /
4. /

Riparimi:

  • Egziston mundësia që hardueri i ri nuk është i vendosur si duhet. Zgjidhje provoni të rivendosni përsëri

Bugcode 0x8E - KERNEL_MODE_EXCEPTION_NOT_HANDLED - Ndodh kur meret një adresë memorike të gabuar.

Parametrat:
1. exception code.
0x80000002 - unaligned data reference encountered
0x80000003 - a kernel breakpoint/ASSERT encountered
0xC0000005 - memory access violation occurred
2. Adresa e cila është e shkruar në kërkesën
3. Momenti i ndërprerjes
4. Rezervuar

Riparimi:

  • Provoni nësë janë të instaluar drajverët e fundit të pllakës, nëse kohën e fundit janë instaluar drajverër me krakter të dyshimt, largoni ato. Error shfaqet gjat leximit të windowsit ose gjat mbarimit.

Bugcode 0xC000021A - STATUS_SYSTEM_PROCESS_TERMINATED dhe Bugcode 0xC0000221 - STATUS_IMAGE_CHECKSUM_MISMATCH - E dëmtuar dosja në sistem të diskut

Parametrat:
1. Rezervuar
2. Rezervuar
3. Rezervuar
4. Rezervuar

Riparimi:

  • Këto gabimi riparohen me restart të sistemit ose Chkdsk/f/r (për shkak të zbulimit ose riparimit të skedarit të dëmtuar).

Bugcode 0xD1 - DRIVER_IRQL_NOT_LESS_OR_EQUAL - Drajveri përpiqet të qaset deri tek memoria përderisa procesori është duke u përgjigjur në adresat URQL... dhe ndodhë huti

Parametrat:
1. Adresa e cila është gabimisht e drejtuar
2. IRQL e cila kërkon qasje tek memoria
3. LLoj i qasjes, ku 0 tregon operacionin e leximit, kurse 1 operacionin e shkrimit
4. Adresa e cila është e drejtuar tek memoria me parametër 1

Riparimi:

  • Nuk ka riparim.

Bugcheck 0xC2 - BAD_POOL_CALLER - Kernel tred/proces - Ofron miratim të gabuar të kërkesës memorike

Parametrat:
1. Rezervuar
2. Rezervuar
3. Rezervuar
4. Rezervuar

Riparimi:

  • Nuk ka riparim.

Bugcheck 0xC4 - DRIVER_VERIFIER_DETECTED_VIOLATION - Driver Verifier facility (DVF) - Detekton se paisja nuk ka kaluar verifikimin nga pjesa e drajverëve

Parametrat:
1. Error code
2. Rezervuar
3. Rezervuar
4. Rezervuar

Riparimi:

  • Shfaqet vetëm kur DVF është i lëshuar. Zgjidhja është ta ndaloni këtë.
Dhe si fund, kjo do të ishte gjithcka nga unë për këtë tematikë... Shpresoj që ndokush nga ju të mëson diçka në këtë drejtim, për këtë problem./info-programe
 
Support : | |
Copyright © 2013. Info-Programe - All Rights Reserved