Postimet e fundit :

Gjithqka Rreth Informatikes!!



Kuptimi Themelore i Informatikes
Informatika eshte diciplina me e re shkencore qe mirret me perpunimin automatik te informatave.
Fjala Informatik rrjell prej dyfjaleve frenge L'INFORMATION dhe L'AUTOMATIK qe dmth perpunim
automatik i informatave.

Me perpunimin automatik te informatave kuptohet:

-MBLEDHJA
-PERPUNIMI
-RUAJTJA
-SHFRITEZIMI
-TRANSMETIMI I TYRE

Rreth Kompjuteri Personal
Kompjuteri i pare personal IBM (personal computer ose PC) eshte paraqitur ne vitin 1981. Ne momentin e
paraqitjes IBM PCka qene vetem nje nga shume mikrokompjuteret qe ishin paraqitur ne treg dhe kane
perfunduar pa sukses pershkake te mundesive kufizuse te tyre. 20 vitet e fundit PC mbajne vendin e pare
ne treg dhe behet standart Arsyet jane

1.Kompjuteri PC eshte standart dhe ka arhitekture te hapur

2.Eshte mire i dokumentuar she ka mundesi te madhe per shtime

3.Eshte i lire,i thjeshte dhe dimensione te vogla

Kompjuteri personal bne pjese ne grupin e mikrokompjuterave dhe jane te gjenerates se kater

Ndarja e Kompjutereve
Ndarja e Kompjutereve behet ne dy menyra ne baze te KAPACITETIT dhe MIKROPROCESORIT

a)Ne bazë të KAPACITETIT:

1.Komjuter AFARIST
2.Kompjuter PERSONAL
3.Kompjuter SHTEPIAK

b)Në bazë te MIKROPROCESORIT:

-286 (Posedon mikroprocesor 80286)
-386 (Posedon mikroprocesor 80386)
-486 (Posedon mikroprocesor 80486)
-586 (Posedon mikroprocesor 80586)
Kompjuteri 586 njihet si Pentium

Fjalori i Informatikës
Analog
Proces i cili vazhdon me një ritëm të pandryshuar. E kundërta e analogut është digitali.

ASCII
Shkurtesë për American Standard Code Information Interchange. Është një tabelë me 7 bit.

Basic

Beginners All purpose Symbolic Instruction Code. Gjuhë programuese me qëllim të përvetsimit të
programit të zhvilluar në vitet 1963-65 në një kolegj të SHBA-së.

BPS
Bits pro Second BPS. Kjo është shkurtesë për matjen e transfermit të shenimeve në sekondë.

Binar
Dual, në dy pjesë apo dy vlersime rrjedh nga gjuha angleze Binary.

Bit
Vlera e kësaj mund të jetë 0 apo 1. Binary Digit.

Boot
Startimi i kompjuterit. Programi i parë i cili startohet nga ROM`i (Read Only Memory).

Byte
Njësi matëse për memorje. Një byte (lexo: bajt) i ka 8 bit.

C, C++
C është një gjuhë programuese e cila është e zhvilluar në vitin 1973 për sistemin punues “UNIX”. Kjo
gjuhë programuese është zhvilluar në vitin 1986 dhe merr emrin C+. Dhe më vonë merr emrin C++, ku
ka ndryshime në përpunimin e objekteve.

CAD
Computer Aided Design. Program për konstuktimin dhe vizatimin e projekteve teknike. CAD të njohura
momentalisht janë: CATIA (IBM), AutoCAD (Autodesk) si dhe e specializuar për vizatime teknike në 3D
është Pro Enginner (PTC).

CAE

Computer Aided Engineering. Program për planifikimin dhe projektimin e projekteve inxhinjerike.

CAM
Computer Aider Manufacturing. Finalizimi i produkteve me ndihmen e makinave si psh. CNC (Computer
Numerical Control)

CAP
Computer Aided Planing. Planifikimi dhe përgaditja e përpunimit apo projektit.

CASE
Computer Aided Software Engineering. Përmbanë një sasi të veprimeve siç janë: përpunimi i programeve,
përkthimi i tyre, editorët etj.

CAQ
Computer Aided Quality Control. Metoda për kontrollimin e qualiteteve të produkteve përmes kompjuterit.

CD-ROM
Computer Disk-Read Only Memory. Bartësi memorizues optik. Këtu nuk mundemi të i regjistrojm
shenimet tona.

Chip
E ndërtuar nga siliciumi dhe është element gjysmë përçues.

CNC
Computer Numerical Control. Dirigjimi i makinave psh. në industrinë mekanike.

Cod
Një lloj çelsi, me të cilin bëhet e pamundur hapja psh. e programeve nga personat e pa autorizuar.

Computer
Emri internacional për kompjuterët personal. Rrejdh nga flaja Computare që do të thotë Llogaritje.

CPU
Computer Procesor Unit. Ky është një procesor kryesor i cili dirigjon gjithë kompjuterin.

Cursor
Treguesi i pozitës së shkrimit. Paraqitja e tij në monitor tregon vendim e veprimit.

DOS
Disk Operating System. Sistemi punes prej të cilit startohet (booting) kompjuteri dhe programet tjera.

Dual
Sistemi binar

Digital
Digi-Gishti. Diçka që mund të numërohet, psh. numra dhe shënime që sistemi kompjuterik mund t`i
llogaritë.

Disketa
Memorizuesi ekstern. Floppy Disk

Electronic Mail- E-mail
Transferimi i informatave përmes shtegtimit elektronik.

Floppy disk
lexo-disketa

Formatim
Urdhër me të cilin mund të formatohet disketa apo H-disku, pra me ketë urdhër fshihet disketa apo hard
disku.

Gateway
Lloj kompjuteri (Server-Hyrje) i cili mundëson hyrjen në bashkësin e sistemeve kompjuterike të lidhur në
rrjetin kompjuterik psh. LAN Local Area Network

Gbyt
1 Gigabyt=1073741824 Byt, kjo është njësi për matjen e memorjes kompjuterike.

Hard Disc H-Disc
Disku i cili ndodhet në njësin qendrore kompjuterike ku deponohen programet.

Hardware
Komponentet fizike si psh. Printeri, Monitori, Tastatura etj.

Hidden Files
Përmbajtjet e fshehura të datave.

Http
Hyper Text Transfer Protocol. Protocol me të cilin mundësohet bartja e informacioneve në internet.

ID
Identification-Njohja apo identifikimi

Input
Hyrja e informatave

ISDN
Integrated Service Digital Network, rrjetë komunikimi e ndërtuar mbi principin e transferimit digital të
informatave.

Kb
1Kilobyt = 1024 Byt, njësi matëse e memorjes kompjuterike.

Keyboard
Fjalë anglezë që do të thotë Tastaturë.

LAN
Local Area Network, rrjeta kompjuterike e kufizuar vetëm në një lokal.

LCD
Liquid Crystal Display. Monitor i cili bëhet me tekniken e perpunimit të kristaleve.

Mailbox
Arka postale elektronike.

Mbyt
1 Mbyt = 1048576 Byt, njësi matëse e memorjes kompjuterike

Menu
Përmbajta e urdhërave, e cila zakonisht gjendet në anën e majt lartë programeve.

Maus
Mini elektronik, me të cilin mundet të levizni kursorin në monitor.

Mikroprocessor
Është një Chip elektonik i cili ka funksionin kryesor në sistemet kompjuterike.

MODEM
MO-Modulator, DEM-Demodulator. Ky mundëson komunikimin nëpërmes dy kompjuterave.

Network Software
Program me të cilin mundesohet punimi në rrjetë kompjuterike

Output
Dalje e shënimeve nga sistemi kompjuterik, këtu bënë pjesë edhe Printeri apo Monitori.

OS/2
Sistem punes si psh. Windows, i cili është zhvilluar nga firma amerikane IBM.

Pentium
Një lloj procesori i firmës Intel. Llojet: Pentium III, IV, Celereon etj.

Pixel
Picture Element. Elementi më i vogel i cili prezentohet psh. në Monitor apo Priter.

PostScript
Gjuhë programuese e cila dirigjon printerin.

Printer
Shtypësi

RAM
Random Access Memory. Është memorja në të cilan shkruhen dhe lexohen programet. (ROM-memorja
vetëm për lexim).

ROM
Read Only Memory. Memorje në të cilën mundësohet vetëm leximi i programeve.

Scanner
Periferi e sistemit kompjuterik, me të cilin mundësohet kopjimi i dokumenteve në monitor pastaj ku
mundet të bëhet përpunimi.

Server
Kompjuteri kryesor në një rrjetë, prej të cilit psh. mundësohet ndrrimi i pasëordit.

Software

Programe kompjuterike të cilat mund të jenë të shkruara në shumë gjuhë të ndryshme programuese si
psh. Pascal, C++ etj

Streamer

Periferi e kompjuterit në të cilin mundësohet sigurimi i shenimeve në një shirit memorizues.

TCP/IP
Transmision Control Protocol/ Internet Protocol. Protokolli i kontrollimit kur komunikohet përmes
internetit.

Unix
Sistem punues i cili është zhvilluar në SHBA.

Utility
Programe për shërbime të ndryshme

VGA
Video Graphics Array.

WAN
Wide Area Network, rrjeta e cila mundëson komunikimin në një hapësirë të gjërë psh. nëpër qytete. Është
e kundërta e LAN`it.

Word
Program për përpunimin e teksteve e cila zhvillohet nga firma e njohur Microsoft..

Mbledhur nga Librat e Informatikes te GJimnazit....
Share this article :
 
Support : | |
Copyright © 2013. Info-Programe - All Rights Reserved